Kush Jemi?

Kush qëndron pas Dosjeve të PeshkutpaUjë?

Jemi tre… kolegë, le të themi. Inicialet tona janë: (A.I.) –  (B.C.) – (G.SH.)

Përditësim: B.C në të vërtetë quhet Batjar C. Jeton me familjen e vetë në Francë. Nëse keni ndonjë pakënaqësi apo vërejtëje mund ta gjeni në Lille. [Të dhënat bëhen publike sipas vullnetit të të interesuarit.]

12 mendime mbi “Kush Jemi?

    • Momentum,
      Keni vendosur një email simpatik, nuk e mohojmë. Por kjo nuk do të thotë se nuk nuk mund ta gjejmë identitetin tuaj të vërtetë. Le të themi se kemi hetuar, ose kemi pranuar ato info (të ardhura llokum tek goja) të cilat na interesonin.
      Kjo është e gjitha.
      Nëse ju do të keni mirësinë, të na servirni informacione, apo pjesëza informacionesh, qoftë edhe vetëm iniciale apo të dhëna të pjesshme si psh: Finisterre është kaçurelse 🙂 ne do ta vlerësonim jashtë mase. Natyrisht për anonimitetin duhet të kujdeseni vetë i pari duke mos u shfaqëur me nofkën tuaj të atjeshme.

      • Ju admiroj ne punen qe beni 🙂
        Por nuk ke asnje mundesi per te gjet identitetin tim, dhe tani eshte teper heret per te te dhene ndonje detaj (nuk jane krijuar kofidencat akoma), me vone ndoshta po.
        p.s: finisterre mund te jete kacurelse, por eshte dhe pordhace… heheehe

  1. Pershendetje
    Jam Anxhela Cikopano dhe ju pergezoj per punen e palodhur, qe keni bere me keto dosjet, por nuk e kuptoj se cfare identiteti me keni zbuluar mua, kur profilet e mia jane publike gjithandej dhe une pergjithesisht jam njeri, qe nuk kam ndonje gje per te fshehur. Qe ta keni infon te plote dhe te mos e merrni gabim me thashetheme, “opjeshke” eshte e-maili i pare qe une kam hapur, kur te gjithe perdornin shprehjen “o rrusho”, eshte thjesht nje shaka gjimnazi, qe iu mbijetoi koherave dhe pastaj blogger e pervetesoi automatikisht nga e-maili im. Me shume kenaqesi do kisha vene emer dhe mbiemer edhe tek Peshku, por kerkohet nofke. Tani sinqerisht a mund te me thoni se c’nevoje kishit te me hapnit nje dosje? Jo se me shqeteson, fare ne fakt, thjesht po perpiqem te kuptoj…

    Duke ju falenderuar
    Anxhela Cikopano

    • Siç e kishte shkruajtur edhe AI në një faqe që tani është modifikuar, këtu do të krijohet një atlas i nofkave dhe emrave që militojnë tek PPU.
      Unë si Batjar C me juva s’kam asgjë personale, dhe besoj as Gona e aq më tepër AI që jteon në SHBA e nuk ka interesa në fushën tuaj të aktivitetit… nuk ka gjë personale me ju.

      Nuk keni pse shqetësoheni. Ktu nuk janë nxjerrë foto privat të asnjërit, por infor e foto që në kohën që janë botuar këtuja kanë qenë publike, edhe në FB.
      [Batjar]

  2. Ju falenderoj per pergjigjen, por kam edhe une nja dy gjera te vogla. Fotoja ime vertet eshte ne Facebook, por mbetet ne pronesi timen dhe une nuk ju kam dhene leje ta perdorni. Nese jane emra qe militojne tek PPU pse e keni pare me interes te krijoni nje dosje edhe per mua? Do t’ju kerkoja me shume dashamiresi te me largonit nga kjo faqe, per sa kohe une nuk perkoj me fushat tuaja te interesit dhe pse une sinqerisht, nuk ka deshire te jem pjese e ketij blog-u.

    Duke ju falenderuar paraprakisht dhe duke ju uruar fat ne misionin tuaj
    Sinqerisht
    Anxhela

    • Edhe une meqe jam dashamires, ne perjgithesi, po ju them se: kur nje foto vendoset ne FB e per me teper kur vendoset nen “Public” ajo nuk eshte me publike.
      E vetmja gje qe mund te beni eshte te kerkoni vendosjen e nje reference per te origjinali; po per kete po mendojme ne, tashme.

      [Batjar C – France]

  3. Pershendetje,

    Hyra rastesisht ne kete faqe pasi klikova nje link qe keni nxjer ke tema.al. cuditerisht ne te gjith profilet qe keni shkruar per zonjat dhe zotrinjte ( qe se kam iden se kush jane, sepse nuk e frekuentoj peshkun) me ra ne sy, qe fjalet me te perdorura ishin “komunista” dhe “medioker”. Keto jane vertet epitete te merituara me aq sa pash. Kemi te bejme vertet me njerez shume te ulet qe censurojne dhe manipulojne opinionin publik. Njefare klike qe duke mbeshtetur anetaret e saj, qendrojne grumbull bashke, dhe vet-promovohen, pra promovojne njeri tjetrin… Jane per te ardhur keq!

    Kalofshi mire, dhe zoti ju dhente kurajo.

    • Hyra rastesisht ne kete faqe pasi klikova nje link qe keni nxjer ke tema.al. […]

      Nga ne nuk eshte nxjerre asnje link. Nese ka ndodhur do te jete padyshim veper e ndonje fansi te faqes.

  4. Nuk e di kush jeni as qe me intereson, po doja tju thoja qe keni bere nje pune shume te mire duke i demaskuar keto klikat komuniste enveriste qe bejne propagande neper internet…

Lini një Përgjigje te dosjer Anuloje përgjigjen